Një burrë ka ndërruar jetë pasi që i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke bartur dru në pyll.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bushincë të Novobërdës, raporton Gazeta10.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka ndërruar jetë pasi që i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke bartur dru në pyll. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia përmes raportit./Gazeta10