Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Një grua e moshuar humb jetën pasi ra nga lartësia në Fushë Kosovë

Gazeta10
07 June 2026 - 8:24

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë më 6 qershor rreth orës 11:43.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në rrethana ende të panjohura, viktima ka rënë nga lartësia e një banese. Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM MBI VDEKJEN/Fushë Kosovë / 06.06.2026 – 11:43. Në rrethana të panjohura viktima femër kosovare (e moshuar) ka rënë nga lartësia (banesa) dhe ka mbetur pa shenja jete, vdekjen e të cilës e ka  konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar  në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.