Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin në Zajm të Klinës

Gazeta10
15 December 2023 - 19:00

Një person ka  vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Rastin përGazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili theksoi se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në Prishtinë.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, tre persona janë lënduar, dy prej të lënduarve janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, njëri ka shkuar pa shenja jete, teksa tjetri është dërguar për trajtim në Prishtinë”, ka thënë Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.