Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një muaj paraburgim për Korab Gashin, të dyshuarin për grabitjen e armatosur në Suharekë

Gazeta10
02 July 2024 - 17:31

Grabitësi i shumëkërkuar i argjendarisë në Suharekë, Korab Gashi, u arrestua mbrëmjen e kalur pas një aksioni të gjerë, ku u angazhuan njësi të shumta policore.

Gashi i cili arriti ta shijojë lirinë nga arratia që shtatë muaj, u kap mbrëmë në Prishtinë.

Ndaj të njëjtit sot është caktuar një muaj paraburgim.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, gjyqtarja e procedurës Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatjeprej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 01.07.2024, dhe mund të zgjasë deri më datën 01.08.2024 ndaj të pandehurit K.G., për shkak të dyshimit zë bazuar se i ka kryer veprën penale Grabitja neni 317 par.4 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të KP-së, dhe veprën penale Grabitja nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 33 (ndihma)  të KP-së”, thuhet në vendimin e Themelores së Prizrenit.

Nndryshe, arrestimi i tij ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00, shtatë muaj prej kur ai ishte në arrati.

Korabi është vëllai i Dukagjinit, që ishte vrarë gjatë konfrontimit me Policinë e Kosovës gjatë një aksioni të gjerë, nëntorin e kaluar që lidhej me rastin e grabitjes në argjendarinë ‘Diakos 2’ në Suharekë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.