Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një person e gjuan me armë kamerierin e një lokali në Klinë, i dyshuari ikën nga vendi i ngjarjes

Gazeta10
17 October 2024 - 14:26

Një gjuajtje me armë ka ndodh në fshatin Potereq të Klinës, mbrëmjen e kaluar.

Gazeta Sinjali mëson se cak i të shtënave ka qenë kamerieri i lokalit “Doni” që operon në fshat, në drejtim të të cilit është shtënë disa herë.

Fatmirësisht punonjësi i kafenesë ka shpëtuar pa plagë, por i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ky i fundit tashmë është shpallur në kërkim nga Policia, por deri në këtë moment nuk është gjetur.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.