Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Një person theret me thikë në Mitrovicë, pamje nga vendi i ngjarjes

Gazeta10
20 August 2023 - 13:08

Një person është therë me thikë pak minuta më parë përballë postës së qytetit të Mitrovicës, teksa personi i dyshuar është identifikuar nga organet e rendit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrveshje mes të përfshirëve në ngjarje, ku më pas është përdorur edhe mjeti i ftohtë, thika.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Sipas informatave të pranuara, në afërsi të postes kryesore në Mitrovicë një person ka mbetur i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë-thikë, personi është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë ndërsa njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin”, tha ai.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet viktima i gjakosur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.