Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një tërmet i fuqishëm dridh Turqinë

Gazeta10
06 February 2023 - 4:09

Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë ka goditur Turqinë jugore, ka njoftuar të hënën Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), shkruan CNN.

Thellësia e tërmetit është 24.1 kilometra (14.9 milje), e vendosur 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provinca Gaziantep, sipas USGS.

Pasgoditje të forta janë ndjerë në Turqinë jugore dhe qendrore. Rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor, pasgoditja më e fortë prej 6.7 ballë goditi rreth 32 kilometra (20 milje) në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor. Një tjetër tronditje e fortë me magnitudë 5.6 ka ndodhur 19 minuta pas tërmetit kryesor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.