
Naim Sadiku moderator i emisionit ‘Raport’ në Kanal10 e ka shtjelluar ngjarjen e cila ka ndodhur sot në Prishtinë ku objekti i Komunës së re ka rënë dhe si pasoj e kësaj rënie ka mbetur e lënduar një vajzë.
Sadiku i ftuar në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se ky lloj i materiali i cili është i ndërtuar Komuna e re është një material i dobët i ndërtimi gjë e cila është e paimagjinueshme, raporton Gazeta10.
“Të ndodh një rast i tillë në një institucion publik është shumë alarmante ose të ndodhte kudo sepse qytetari e zgjedh vetë llojin e materialit dhe të ketë një invetim prej 400 mijë euro edhe të përdorin këtë llojë të materialit është e paimagjinushme, mua shumë qyetetar më kanë telefonuar nga diaspora që janë ekspert të kësaj fushe ata kanë thënë se është e paimagjinueshme të përdoret ky lloj i materilait të dobët për një institucion siç është Komuna”, ka thënë ai./Gazeta10/