Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Njëri nga të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, shtirej si gangster në rrjete sociale (VIDEO)

Gazeta10
22 January 2024 - 16:14

Vrasja e Lulzim Fejzullahut nga Podujeva e ka tronditur opinionin vendor. 18 vjeçari është vrarë në mënyrë makabre nga dy persona të cilët fillimisht e goditën me veturë dhe më pas e sulmuan me mjete të forta në kokë dhe trup.

Artiol Abdullahu dhe Eltion Kadriu janë të arrestuar për vrasjen e 18 vjeçarit.

Indeksonline ka siguruar pamje nga arkiva kur Artiol Abdullahu luante roltin e gangsterit në rrjete sociale.

I riu nga Podujeva kishte publikuar disa video në profilin e tij në Snapchat duke shkrepur plumba me revole.

Dy të miturit janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.