Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Njëri nga themeluesit e Kanal 10, Xhemajl Rexha ndan rrugët me televizionin

Gazeta10
09 January 2023 - 15:11

Njëri nga themeluesit e televizionit Kanal 10, Drejtori i Informacionit dhe autori i emisionit “Prime Time”, Xhemajl Rexha, ka dhënë lajmin e largimit nga televizioni Kanal10, raporton Gazeta10.

Rexha përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar ekipin e Kanal10 duke thënë se angazhimi i tij tani e tutje do të jetë vetëm në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës ku aktualisht është kryetar.

“Të nderuar. Nga fundi i vitit të kaluar, kam përfunduar angazhimin tim në Kanal10. Ka qenë një përvojë e veçantë, dhe jam falënderues për bashkëpunimin me një grup të rinjsh entuziastë e të përkushtuar për profesionin. Për momentin, i gjithë angazhimi im do të fokusohet në punën në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës- AGK.”, ka shkruar Rexha.

Rexha, po ashtu ushtron detyrën e kryetarit të AGK-së prej vitit të kaluar, duke iu dalur në mbrojtje gazetarëve sidomos pas sulmeve të fundit që ndodheshin ndaj tyre në veri të vendit.

Kanal 10 e falënderon Rexhën për kontributin e tij në themelimin dhe ngritjen profesionale të medias së gazetarëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.