Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Njohësit: Takimet me ndërkombëtarët, indikacion për epilog në dialog

Gazeta10
17 Gusht 2022 - 19:40

Raporti: Arta Mustafa

Para se të udhëtojë drejt Brukselit për takimin me shefin e NATO-s dhe presidentin serb, kryeministri i Kosovës, ka takuar e biseduar me diplomatë të huaj. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se kohëve të fundit po vërehet një vëmendje ndërkombëtare për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Kanal10.

Takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, telefonata e diskutime me diplomatë e përfaqësues të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Ky ka qenë 24 orëshi i fundit i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, para se ai të udhëtojë drejt Brukselit për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky intensifikim takimesh e bisedash me ndërkombëtarët, po vlerësohen si indikacione pozitive nga njohës të marrëdhënieve dhe politikave të jashtme.

Sipas Abit Hoxhës, bashkësia ndërkombëtare duket se ka rikthyer vëmendjen drejt dhënies së një epilogu të këtij procesi.

Profesori Arben Hajrullahu ka thënë për Kanal10 se kjo vëmendje ka qenë e nevojshme, në kohën kur Kosova sipas tij, po përballet me provokime të vazhdueshme nga Rusia për destabilizim të situatës në veri.

Ndërkaq, Seb Bytyqi ka thënë se pikërisht çështja e targave e dokumenteve do të jetë ndër temat e diskutimit në takimin e 18 gushtit.

Krahas kësaj, Bytyqi ka vlerësuar si në të mirë të vendit takimin e liderëve të të dyja vendeve me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka marr vëmendje kohëve të fundit, veçmas pas tensioneve në veri të vendit, pak para se të niste reciprociteti për targa e dokumente serbe, por zbatimi i kësaj mase është shtyrë për në shtator të këtij viti. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.