Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Njohja e Kosovës, kryeministri i Greqisë për Kanal 10: Raportet janë të mira por pozicioni nuk ndryshon (VIDEO)

Gazeta10
03 Nëntor 2022 - 14:25

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se raportet e Greqisë me Kosovën janë të mira por pozicioni nuk ndryshon, raporton Gazeta10.

“Raportet janë të mira por pozicioni i Greqisë nuk ndryshon”, është përgjigjur kryeministri i Greqisë në pyetjen e gazetarit Xhemajl Rexha direkt në Berlin.

Procesi i Berlinit i ka vazhduar punimet sot ku pjesë e tij janë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Para më shumë se një ore janë nënshkruar tri marrëveshje që prekin dimensionet ekonomike dhe ato të lëvizjes së lirë.

Ekipi i Kanal10 po qëndron në Berlin dhe është duke e ndjekur këtë ngjarje. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.