
Nora Gjakova nuk do të paraqitet në finalen e Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit. Këtë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka.
Ai ka njoftuar që Nora në gjysmëfinale pësoi lëndim dhe garoi e lënduar për dy minuta.
Por megjithatë ia doli ta ruaj epërsinë e krijuar dhe siguroi kështu finalen dhe medaljen.
Nora fiton 700 pikë me medaljen e argjendtë dhe do të jetë bartëse në Lojëra Olimpike. Ajo shkëlqeu në Baku, ndërsa rrugës deri në finale e mposhti edhe serben Marica Perishiq.