Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nora Gjakova përfundon e dyta në Abu Dhabi

Gazeta10
21 October 2022 - 17:39

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka humbur në finale të Grand Slamit në Abu Dhabi.

Ajo në finale humbi ndaj koreanes Mimi Huh, me Ippon, në kategorinë deri në 57 kilogramë, por duke e siguruar medaljen e argjendtë.

Gjakova në ndeshjen e parë mposhti me 3 dënime për Ippon garuesen koreane, Yuna Shin. Në ndeshjen e dytë ajo mposhti me Ippon holandezen Pleuni Cornelisse. Kampionia jonë në çerekfinale mposhti me 3 dënime për Ippon, serben Marica Perisic. Në gjysëmfinale ajo eliminoj me Wazaari edhe gjeorgjianen Eteri Liparteliani.

Ky ishte nje rikthim mahnitës i Norës, pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.