Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Normalizohet qarkullimi në pikat kufitare me Serbinë

Gazeta10
25 May 2024 - 16:57

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është normalizuar qarkullimi në pikat kufitare me Serbinë pas njoftimit të djeshëm që mos përdoren ato për shkak të protestave të paralajmëruara në pjesën e Serbisë.

“Njoftohen të gjithë qytetarët se është normalizuar qarkullimi në PKK me Serbinë. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Nëse keni nevojë për informim shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000045198606 dhe pa pagesë 080050095”, ka njoftuar sot kjo qendër.

Pas paralajmërimit të kësaj proteste në Serbi, në Leposaviq sot u vërejt prezencë më e madhe e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.