
Nue Nreca do të bëjë hapin e radhës në karrierë, duke kaluar te ekipi SC Faetano në elitën e futbollit të San Marinos.
Nreca së fundmi ishte pjesë e Mitrovicës në Ligën e Parë të Kosovës, ndërsa hapin e radhës ka vendosur ta bëjë jashtë futbollit kosovar.
Mbrojtësi i majtë edhe më parë kishte luajtur në disa skuadra të Ligës së Parë, ndërsa karrierë ka bërë edhe në elitën e futbollit kroat.
Synimi i radhës i mbrojtësit do të jetë titulli kampion me skuadrën më të vjetër në San Marino.