Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nuk është fer”, Hodaj thotë se koha kur është ftuar Kurti nga Prokuroria nuk është e duhur

Gazeta10
31 December 2024 - 0:06

Në emisionin “Adresa” të Kanal10, mysafirët e ftuar kanë diskutuar rreth deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti për refuzim ndaj thirrjes së Prokurorisë se Shtetit për të dëshmuar në një rast të caktuar.

Avokati Taulant Hodaj, konsideron se një thirrje  tillë në kohë fushate elektorale nuk është e duhur.

“Nuk është fer, e kam thënë në televizionin tuaj. Kryeministri është ftua në parafushatë elektorale për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale për një vepër që dyshohet se është kryer nga dikush tjetër, para më shumë se një viti. Të thirret tani në fushatë elektorale nuk është fer nga Prokuroria, pasi nuk është urgjente”, tha Hodaj. /Gazeta10/

Deklaratën e tij të plotë rreth kësaj çështje e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.