Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nuk ishte gabim njerëzor”, protestë e dhunshme në Selanik për tragjedinë hekurudhore

Gazeta10
02 March 2023 - 19:56

Përleshje me gurë dhe gaz lotsjellës në Selanik gjatë protestës për viktimat e tragjedisë hekurudhore të 28 Shkurtit në Tempi.

Protesta e studentëve nisi në orën 18.00 në Kamarë, të cilët mbanin pankarta ku shkruheshin parulla si “Nuk ishte gabim njerëzor” dhe “Katër vjet përgjegjësi individuale”.

Ata kishin marrë këpucë që simbolizonin humbjet njerëzore, shumë prej të cilave studentë. Më pas protestuesit shkuan pranë OSE (Organizata e Hekurudhave Greke), ku ishte ngritur një barrikadë nga forcat e shumta policore. Disa prej tyre tentuan që të hynin brenda duke shkaktuar kaos.

Disa hodhën edhe tymuese ndërsa forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës. Duke gjuajtur me gurë, ata kanë shkaktuar disa dëme ndërsa kanë thyer edhe një bankomat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.