Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nuk kalon Projektligji për tërheqjen e Trustit

Gazeta10
19 Janar 2023 - 17:53

Në seancën e mbajtur sot deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë thënë jo një tërheqjeje të re të mjeteve deri në 30 për qind nga Trusti, raporton Gazeta10.

Kundër tërheqjes së Trustit ishin 55 vota nga partia e cila është në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa 42 vota të opozitës ishin pro tërheqjes së mjeteve, ndërkohë që nuk kishte asnjë abstenim.

Pas dështimit të iniciativës së qytetarëve që të lejohet tërheqja e deri 30% të mjeteve të trustit, deputetët e opozitës lëshuan sallën.

Projektligji me të cilin kërkohej të tërhiqeshin mjetet e trustit pati shkuar në Kuvend nëpërmjet peticionit me mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve.

Kjo është përpjekja e dytë për tërheqjen e Trustit. Herën e parë e propozoi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e cila dështoi në qershorin e vitit të shkuar, ndërsa kësaj here erdhi në Kuvend pas peticionit të qytetarëve. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.