Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Nuk thuhet Albini na ka prish me Amerikën”, debatojnë ashpër Shala dhe Matoshi

Gazeta10
26 November 2024 - 22:17

Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e ‘Politikos’ lidhur me fjalimin vjetor të presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, e cila pati kritika për raportet me aleatët ndërkombëtarë, duke thënë se vënia në rrezik dhe luajtja bixhoz me aleancat e cenon mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

Analisti politik, Krenar Shala ka thënë se presidentja e vendit nuk e ka thënë të vërtetën.

“Nuk është e drejt me thanë Albin na ke prish me Amerikën. Mas pari nuk është e vërtetë. E dyta kjo u kanë me ta deri dje”, ka thënë Shala.

“Atëherë pse nuk paditet për shpifje. Qytetarit të Kosovës dikush duhet me ia thanë të vërtetën”, ka thënë Matoshi.

“E tha James O’Brien qetu e ke pasë. Ai ka thënë se kemi cakrrime, por miqë nuk prishen”, ka thënë Shala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.