Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok arrin në 2800

Gazeta10
12 September 2023 - 9:17

Banorët në pjesë të Marokut të shkatërruar nga tërmeti më i madh i vendit në më shumë se një shekull e kaluan natën e katërt jashtë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në më shumë se 2800 njerëz.

Ekipet e kërkimit nga Spanja, Britania dhe Katari iu bashkuan përpjekjeve marokene për të gjetur të mbijetuar nga tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi malet e Atlasit të Lartë të premten, raporton Reuters, transmeton Gazeta10.

Televizioni shtetëror raportoi të hënën vonë se numri i të vdekurve ishte rritur në 2862, me 2562 të plagosur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.