Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nushi: Për opozitën, Kurti do të qëndrojë edhe 20 vjet në pushtet

Gazeta10
24 Nëntor 2023 - 8:33

Anëtari I PSD-së, Nol Nushi beson që kryeministri Abin Kurti do të fitojë edhe një mandate Qeverisës.

Ai këto vlerësimei i ka bërë në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10.

Nushi Beson se Kurti do të jetë Kryeministër edhe në mandatin tjetër fal punës së dobët të opozitës parlamentare.

“Për opozitën tonë parlamentare, Kurti le ta nënshkruan edhe 20 vjet- deri të lodhet vetë ka me nejtë në pushtet”, ka thënë Nushi.

Sipas tij, Kosovës i duhet një opozitë e fortë për me ndërruar pushteti.

“Kurti besojë që ka me marrë mandatin e ardhshëm dhe po punojmë që të jemi opozita e atij mandati të ardhshëm”, ka thënë Nushi.

Nushi në fund ka edhe një mesazh për opozitën parlamentare.

“Opozita nuk kanë nevojë me u ndijë në marre prej Kurtit, se nuk është as ai më i mirë se këta, as nuk mundet me u mbajt ligjërata për asgjë. Është një njeri i thjeshtë i cili ka mashtruar më së shumti njerëz në Kosovë”, ka thënë Nushi. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.