Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Demokratët apo Republikanët? Studentët e ASK-së debatojnë në studion e ‘Politikos’ për zgjedhjet në Amerikë

Gazeta10
05 November 2024 - 17:55

Kanal10 nga mëngjesi ka filluar maratonën e transmetimit live të zgjedhjeve në Amerikë.

Në ambientet e këtij televizoni, Ambasada Amerikane ka organizuar një event ku kanë marrë pjesë rreth 400 studentë kosovarë.

Në mesin e vizitorëve të shumtë në mediumin Kanal10 ishin edhe nxënësit e shkollës: American School of Kosova.

Ata në studion e emisionit “Politiko” patën rast të ndiqnin nga afër se si realizohet një debat, duke e improvizuar atë demokratë-republikanë, raporton Gazeta10.

Fiona Balija në emër të nxënësve falendëroi moderatorin dhe gazetarin e Kanal10, Kushtrim Sadikun për mundësinë e dhënë.

“Përshendetje, unë jam Fiona Balija, është kënaqësi të jem pjesë e këtij emisioni debatues. Nxënësit e shkollës sonë me përkushtim janë përgaditur për këtë debat, janë nga klasa ku mësohet për sistemet e qeverisjes”, bëri të ditur ajo. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.