Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nxënësit e shkollës ku i kreu Liridona mësimet, shkojnë në rivarrim me portretin saj në bluza

Gazeta10
04 December 2023 - 14:06

Me bluza të bardha dhe me fotografinë e saj të vendosur në mes. Kështu i është bërë nderimi sot në fshatin Rracaj, Liridona Ademaj, trupi i së cilës u zhvarros nga fshati Cërmjan, për t’u rivarrosur në fshatin e saj të lindjes.

Nxënësit e shkollës fillore “2 dëshmorët”, aty ku Liridona kreu shkollën kur ishte në Kosovë me lule në duar dhe bluza të bardha me portretin e Liridonës, morën pjesë në rivarrim.

Përvec tyre, në rivarrimin e së ndjerës ishin edhe shumë bashkëfshatarë dhe familjarë të familjes Ademaj.

Kujtojmw qw sot nga fshati Cermjan është zhvarrosur trupi i Liridona Ademajt.

Me kërkesë të familjarëve, rivarrimi është duke u bërë në Rracaj të Gjakovës.

Trupi i Liridona Ademajt, u varros të premten në fshatin Cermjan të Gjakovës, nga vjen bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Por pas arrestimit të Murselit si i përfshirë në vrasjen e saj, familjarët kanë kërkuar ta zhvarrosin trupin.

Pamje nga procesi i rivarrimit të Liridona Ademajt:

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.