Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“O axhi Avni, ki ki ata fëmijët…” Haradinaj nervozohet me vonesën e deputetëve të Vetëvendosjes

Gazeta10
19 Prill 2025 - 14:07

Liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj duket se i ka humbur durimi. Ai ka kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari që t’i thërret deputetët e Vetëvendosjes për vazhdimin e seancës konstituive.

I ngritur në këmbë, pak i nervozuar, Haradinaj i drejtohet Deharit me fjalët: “O axhi Avni, nise seancën. Ku i ki ata fëmijët…”, duke iu referuar LVV-së.

Kuvendi është duke qëndruar për 30 minuta në pauzë, duke i dhënë kohë Komisionit për verifikimin e mandateve që të përpilojnë raportin e ri për konstituim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.