
Nesër në Bruksel do të mbahet takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi. Në takim do të marrin pjesë kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë Petar Petkoviq. Aty pritet të flitet për Draft-Statutin e Asociacionit. Kjo temë është diskutuar edhe në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun”.
Analisti Adrian Çollaku, duke folur për Draft-Statutitn e Asociacioni ka thënë se shumica e punëve janë kryer, raporton gazeta10.
“Edhe z. Kurti i ka marrë obligimet e tij me aty do marrëveshjet qe i ka bë. Tani jemi duke folur vetëm për një Draft-Statut për të cilin kryeministri tha se është pajtuar dhe mendoj që këta dy kryenegociatorët nesër do t’i diskutojnë pikat ku mund të negociojnë”, ka thënë Çollaku.
Ai ka shtuar se Asociacioni tashmë është punë e kryer dhe vetëm kanë mbetur disa detaje për themelimin e tij.
“Djem a jeni duke e parë që u kry kjo punë, apo veç po doni mi mbyll sytë”, ka thënë Çollaku.
Megjithatë, ai ka ngritur dilema nëse implementimi i Asociacionit nga Albin Kurit do të ndodh tani, apo do të pres edhe një mandat. /Gazeta10/