
Raporti: Saranda Aliu / Kanal10
Nga i ftohti që hynë brenda objektit mbi 60 vjet të vjetër, nxënësit e gjimnazit “Dr. Shaban Hashani”, në Ferizaj po i mbajnë orët e shkurtuara. Nga drejtoria kanë thënë se për shkak te kushteve të rënda, kanë frikë se mos nxënësve u rrezikohet jeta. Nga komuna kanë thënë se punimet në objektin e ri janë lënë në gjysmë, për shkak që AKP-ja e mori në pronësi tokën. Sipas tyre, nga qeveria kanë marrë sinjale pozitive se e njëjta do t’i rikthehet, por deri më tani asgjë nuk kanë vepruar.
Një pjesë e tavanit ka ra në tokë.
Qezmet janë, por nuk kanë ujë, ndërsa i nxehti i radiatorëve nuk po kryen shumë punë, për shkak të dritareve të vjetra prej nga hynë edhe i ftohti.
E për këtë rreth 1 mijë e 500 nxënësit e gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj po detyrohen t’i mbajnë orët mësimore të shkurtuara.
Nga drejtoria e kësaj shkolle thonë se në objektin mbi 60 vite të vjetër u ishte thënë të rrinin vetëm 3 muaj, derisa të ndërtohej i riu, por tashmë janë bërë 3 vjet që ai nuk ka përfunduar.
Frikë thonë se kanë se mos po shembet muri, e po u rrezikohet jeta nxënësve.
E nga komuna e Ferizajt kanë thënë se pasi Agjencia Kosovare e Privatizimit mori në pronësi tokën ku kishin filluar ndërtimin e gjimnazit të ri, punimet mbetën në gjysmë.
Televizioni ka pyetur edhe në Ministrinë e Arsimit se çfarë pritet të ndodhë me shkollën e re, por gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërsa, në të njëjtin objekt vijojnë mësimin edhe nxënësit e mjekësisë.
Edhe punimet në objektin e ri të kësaj shkolle kanë mbetur në gjysmë.