
Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk, pa dyshim është një legjendë e boksit.
Ukrainasi, së fundi ka mbrojtur titujt e tij duke mposhtur përsëri Tyson Furyn, një muaj më parë.
Edhe pse tani është 38 vjeç, Macja nuk po i kufizon ambiciet e tij sportive vetëm në boks.
“Unë do të jem një futbollist”, tha Usyk për Ring Podcast kur u pyet për planet e tij pas boksit.
Usyk, gjithashtu ka kontratë me skuadrën e Polissyas, skuadër kjo që bën pjesë në ligën e dytë të Ukrainës.
“Ata luajnë në ligën më të lartë, Polissya. Është një ekip ukrainas.
Tani jemi në vendin e parë. E njihni ekipin ukrainas, Shakhtar Donetsk? Sot Polissya fitoi kundër tyre.
Dëgjo, unë mbështes për një kohë të gjatë Dinamon e Kievit sepse hera e parë që shkova në stadiumin profesionist me babin tim. Është një klub me shumë histori, por Polissya më dha mundësinë dhe firmosa një kontratë.
Por në të ardhmen, do të shënoj një gol kundër Dynamos”, u shpreh Usyk.