
Olivier Giroud pritet t’i japë fund aventurës së tij te Milani në fund të këtij edicioni.
Sulmuesi francez karrierë pritet ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me disa skaudra që kanë shprehur interesim për të.
37-vjeçari do të largohet nga “Rossonerët” ateherë kur edhe i skadon kontrata.
Giroud është pjesë e Milani që nga viti 2021, ku u transferua nga Chelsea për shumën e tre milionë eurove.
Që nga ardhja e tij në “San Siro”, francezi ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Milanit.
Ai fitoi Scudetton me “Rossonerët” në sezonin 2021/22, që ishte titulli kampion i vetëm për Milanin në dekadën e fundit.
Këtë edicion me skuadrën Piolit, Giroud ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 30 paraqitje në të gjitha garat.
37-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat si Grenbole, Montpellier, Arsenal dhe Chelsea.
Ai është pjesë e kombëtares franceze që nga viti 2011 dhe ka shënuar 56 gola me “Gjelat” në 129 paraqitje.