
Lojtarët e kombëtares së KOsovës duken në humor të mirë, dy ditë para sfidës në udhëtim ndaj Irlandës së Veriut.
E për momente relaksi e disponimi mes lojtarëve, është kujdesur i përhershmi, Vedat Muriqi.
Gjatë një interviste të Betim Fazlijit, Muriqi disa herë lëviz pas krahëve të tij duke e penguar bashkëlojtarin ‘kinse’ po stërvitet. Të njëjtin gjest e bën edhe portieri Samir Ujkani i cili e ‘godet” me top, raporton Gazeta 10.
E për këto gjeste, nuk kanë munguar as të qeshurat./Gazeta10