Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Opozita e lëshon sallën pasi pushteti nuk përkrahi dy propozime të PDK’së

Gazeta10
11 Korrik 2024 - 10:57

Partitë opozitare e kanë lëshuar sallën pasi pozita nuk mbështeti dy propozime të PDK’së.

Bëhet fjalë për tërheqjen nga rendi i ditë së tri projektligjeve dhe propozimin për trajtimin e arratisjeve të Enver Sekiraqës, Faton Hajrizit dhe Marko Roshiqit.

Propozimin për çështjen e arratisjeve e ka prezantuar deputetja Blerta Deliu Kodra.

“Brenda tre muajve janë arratisur tre persona që kanë qenë të dënuar për vrasje. I dënuari i fundit që është arratisur ishte Marko Roshiq, i cili ishte një nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq”, tha Deliu- Kodra.

“Propozoj që si pikë e parë të rendit të ditës të trajtohet arratisja e tre personave të dënuar për vrasje”, tha ajo.

Kundër këtij propozimi kanë votuar 53 deputetë, pro 26 dhe 2 kanë abstenuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.