Gazeta10

Opozita nuk e mbështet formimin e grupit punues për themelimin e Byrosë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë

Opozita në Kosovë nuk e mbështet formimin e grupit punues për themelimin e Byrosë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë, raporton Gazeta10.

Deputeti nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se PDK nuk merr pjesë në grupin punues sepse ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Ne si PDK duke i parë rekomandimet e Komisionit të Venecias mendojmë se ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën përveç qëllimit, nuk do të marrim pjesë në grupin punues. Kërkojmë të krijohet një konsensus me subjektet ta rikthejmë, ta bëjmë një ligj të zbatueshëm”,ka thënë Beqa.

Ndërsa deputeti nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se sipas tij Komisioni i Venecias nuk e aprovon këtë projektligj.

“Sipas leximit tim Komisioni i Venecias nuk e aprovon këtë projektligj. Kam bindjen time se me formën se si e ka propozuar qeveria këtë projektligj është i papërmirësueshëm, duhet pos ta rishkruajnë nga fillimi”,ka thënë Selmanaj. / Gazeta10

NË FOKUS

Screen Shot 2023-09-24 at 11.03
Ekskluzive: 30 sulmues të armatosur ndodhen në afërsi të Manastrit të Banjskës, janë të rrethuar nga Policia
384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Screenshot 2023-09-24 132428
“Mos të na i përdorë uniformat tona në veri” - Familja e policit të vrarë thirrje Kurtit
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
383072193_259112830440585_2639986133695545815_n
“Të tmerruar e të vjedhur” – Pelegrinët rrëfejnë sjelljen e terroristëve serbë në Manastir
Nexhi Ahmeti
Sulmoi rëndë mediat, Ahmeti i kundërpërgjigjet Nexhmedin Spahiut: Çmenduri, ke humbur arsyen
382420088_173221512426021_4282565184366915677_n-1-1
Pamje+18:Del pamja e njërit prej sulmuesve të vrarë në veri
IMG_2838
Po flasin rusisht: Del audioinqizimi brenda manastirit në veri