Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Ose bëhet bashkë me VV-në ose LDK-në”, Buzhala i bindur: PDK-së po i intereson pushteti

Gazeta10
26 November 2024 - 22:26

Për zgjedhjet e shkurtit, analisti politik Viktor Buzhala ka deklaruar se Partisë Demokratike të Kosovës i intereson vetëm pushteti.

Buzhala ka theksuar se PDK mund të bëjë koalicion ose me Lëvizjen Vetëvendosje ose me Lidhjen Demokratike të Kosovës me qëllim që të hyjë në pushtet.

“Vërehet që PDK-së është ka i intereson pushteti. PDK ose ka me u ba bashkë me VV-në ose LDK-në varësisht nga rezultati elektoral”, ka thënë Buzhala.

Nga ana tjetër, Buzhala vlerësoi se LDK është duke punuar për t’u rritur fuqishëm si parti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.