Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Osimhen objektivi kryesor i Unitedit për merkaton e janarit

Gazeta10
27 September 2022 - 12:44

Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen, është objektivi kryesor i Manchester United për të përforcuar fazën ofanzive, shkruan Gazeta10.

Unitedi pritet t’i dërgojë Napolit një ofertë zyrtare për sulmuesin në afatin kalimtar të janarit.

23-vjeçari shihet te ‘Djajtë e Kuq’ si lojtari ideal për pozitën e qendërsulmuesit.

Por Napoli nuk do të heqë dorë aq lehtë nga sulmuesi nigerian, pasi për ta liruar atë kërkon rreth 90 milionë euro.

Osimhen ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 65 milionë euro.

23-vjeçari erdhi te Napoli në vitin 2020 nga Lille për shumën e 70 milionë eurove.

Këtë sezon me ekipin napolitan ai ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim në gjashtë ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Përveç Manchester United, interesim për shërbimet e sulmuesit Nigerian kanë shprehur edhe disa ekipe të mëdha evropiane si Chelsea, Bayern Munich dhe Real Madridi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.