
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për Kombëtaren e Kosovës në futboll, e njohur si “Dardanët”.
Ajo theksoi se sonte ekipi përfaqësues po lufton për një ëndërr që bashkon të gjithë qytetarët, rrugën drejt Kupës së Botës 2026. Presidentja bëri thirrje për unitet dhe përkrahje, duke nënvizuar rëndësinë e këtij momenti për historinë e sportit kosovar.
“Me zemër, me besim dhe me krenari, le të qëndrojmë pranë tyre në këtë sfidë vendimtare. Ta shkruajmë emrin e Kosovës në historinë e futbollit”, u shpreh ajo.
Kjo ndeshje konsiderohet një hap i rëndësishëm për Kosovën në përpjekjet për kualifikim në një nga ngjarjet më të mëdha të futbollit botëror. 🇽🇰⚽