
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, raporton Gazeta10.
Ky dekretim është bërë pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes.
“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, ka thënë këshilltari për media i presidentes Osmani Bekim Kupina për Gazetën Express. / Gazeta10.