Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani drejtuar popullit: Qëllimi im kryesor është të mund të ju shoh në sy

Gazeta10
15 December 2022 - 11:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj të fundvitit ka thënë se qëllimi i saj është që të mund t’i shoh në sy qytetarët e Kosovës, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se ajo po shërben me dinjitet dhe integritet.

Më tej, Osmani ka thënë se nuk do të tërhiqet asnjëhrë nga akuzat e turpshme dhe qesharak që dëgjohen çdo ditë.

“Qëllimi im kryesor është që të mund të ju shoh në sy në fund të çdo dite dhe në fund të viti për aq sa jam në shërbimin tuaj dhe të gjej mirëkuptimin, besimin e shtuar dhe konfirmimin se ju kam shërbyer të gjithë qytetarëve me dinjitet e integritet, andaj nuk do të zbrazem asnjëherë nga akuzat sa të turpshme aq qesharake që i dëgjojmë çdo ditë, e të cilat dirigjohen nga interesat e klanit anti-Kosovë”, ka thënë ajo.

Këtë seancë e ka bojkotuar Partia Demokratike të Kosovës e cila ndër të tjera e ka cilësuar Osmanin si të dështuar dhe përçarëse.

Po ashtu, kjo seancë është bojktuar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët e kanë konsideruar atë si të dështuar dhe në anën e kryeministrit Albin Kurti.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.