
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter ka falënderuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, pas liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Faleminderit, e dashur Roberta @EP_President, për mbështetjen tuaj të palëkundur në mbajtjen e premtimit të dhënë për popullin e Kosovës.”, shkroi presidentja Osmani.
Sot në Parlamentin Evropian u nënshkrua vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pas 12 viteve ngecje./Gazeta10