Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani falënderon ShBA-të dhe Blinkenin, pas përfshirjes së Kosovës në ndihmën ushtarake

Gazeta10
09 September 2022 - 20:34

Vjosa Osmani – Presidente e Kosovës, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë përfshirë Kosovën në ndihmën prej 2.2 miliardë dollarëve për investime ushtarake për vendet aleate.

Osmani përmes rrjetit social Twitter, e ka falënderuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Bliken, për angazhimin e tij për paqe dhe siguri, transmeton Gazeta10.

“Një falënderim personal për Sekretarin Antony Blinken për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë amerikanë që qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës”, ka shkruar ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.