
Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, i cili do të varroset në Bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan.
Atje ka takuar edhe presidentin amerikan, Donald Trump teksa është parë duke biseduar me të.
Përmes një video të shpërndarë në faqen e Presidencës, Osmani shihet teksa mbërrin në Bazilikë bashkë me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu.
Papa Françesku vdiq të hënën e 21 prillit pas një sëmundjeje, ndërsa në varrimin e tij pritet të marrin pjesë mbi 200 mijë njerëz.