Gazeta10

Osmani flet për vizitën e saj në kooperativën “Krusha”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për vizitën e saj në kooperativën “Krusha”, shkruan Gazeta10.

Osmani ka thënë se dje bashkë me shefin e EULEX-it, ambasadorin Wigemark, ka qenë në Krushë ku EULEX ka dhuruar një donacion për koorperativën “Krusha”.

Osmani ka thënë se mbështetja për gratë e Krushës është mbështetje për storie të sukseseve.

Tutje, e para e shtetit ka thënë se Zonja Fahrije dhe gratë e kooperativës së Krushës janë konfirmim i suksesit mbi bazën e konsistencës dhe angazhimit në punë.

Këtu keni statusin e plotë:

‘Zonja Fahrie Hoti dhe kooperativa “Krusha” janë sinonim i ngadhnjimit dhe suksesit. Dje bashkë me shefin e EULEX-it, ambasadorin Wigemark ishim në Krushë me ç’rast EULEX-i dhuroi një donacion për kooperativën Krusha dhe ne u zotuam për të vijuar mbështetjen. Çdo mbështetje për punën e këtyre grave të jashtëzakonshme është po ashtu mbështetje e një storie suksesi, e cila shërben si burim inspirimi për shumë gra e vajza të tjera. Zonja Fahrie dhe gratë e kooperativës “Krusha” janë konfirmimi më i mirë se kur ka vizion të qartë, angazhim dhe punë konsistente, suksesi është gjithnjë i sigurt. Mbështetja për to do të jetë e vazhdueshme, sepse suksesi i grave të Krushës është sukses i Kosovës!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

 

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë