Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani i kërkon Lajçakut që aneksi i zbatimit të marrëveshjes të jetë sipas Kushtetutës

Gazeta10
09 March 2023 - 16:23

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se në takimin e mbajtur me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, presidentja, Vjosa Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, raporton Gazeta10.

Në njoftim thuhet se Osmani  ka theksuar se zbatimi i marrëveshjes duhet të jetë në  përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar se Republika e Kosovës mbetet e angazhuar për një proces, i cili i kontribuon paqes afatgjate, sigurisë dhe prosperitetit të qëndrueshëm në rajon. Presidentja Osmani potencoi se aneksi i zbatimit të marrëveshjes bazë, të dakorduar në Bruksel, duhet të jetë në frymën e parimeve të miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht, paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës.” , thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se Presidentja Osmani ka thënë se lidhur me këtë marrëveshje fjalën e fundit do ta thotë Kuvendi i Kosovës.

“Presidentja Osmani ka thënë se Kosova mbetet palë konstruktive në procesin e dialogut dhe e koordinuar me partnerët e saj, ndërsa ka ritheksuar se fjalën përfundimtare rreth një marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës në përputhje me procedurat kushtetuese.”, është bërë e ditur në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.