Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Jemi afër zgjidhjes për shtensionim të situatës në veri

Gazeta10
14 June 2023 - 13:28

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani në Parlamentin Evropian paralajmëroi sot  zgjidhje për shtensionim të situatës në veri të vendit.

Osmani, pas adresimit në Parlamentin Evropian, u shpreh optimiste për t’i tejkaluar, siç i quajti sfidat, me të cilat po përballohet Kosova.

“Jemi në rrugë të duhur për t’i tejkaluar sfidat me të cilat po ballafaqohemi. Jemi në diskutime me partnerët tanë dhe jemi afër zgjidhjes”, tha ajo në konferencë për medie në Strasbourg.

Tensionet në veri kanë filluar  që në fund të muajit maj, kur u synua të futen në objektet komunale të katër komunave veriore kryetarët shqiptarë të zgjedhur nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

Ndërkombëtarët kanë bërë vazhdimisht thirrje për shtensionim të situatës, ndërsa kanë fajësuar Qeverinë e Kosovës për veprimet në veri. Pavarësisht disa takimeve me emisarë, ende nuk është gjetur zgjidhja. Po kërkohet largimi i Policisë së Kosovës nga objektet komunale dhe organizimi i zgjedhjeve të reja. Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti e ka bërë të qartë se pa u larguar bandat kriminale nga veriu nuk do të ketë tërheqje. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.