
Vjosa Osmani – Presidente e Republikës së Kosovës sot ka pritur në takim Ambasadorin e Malajzisë, Dato Abdul Malik.
Osmani në këtë takim ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në sektorin e bujqësisë, ekonomisë, tregtisë, e arsimit, transmeton Gazeta10.
Më tej, e para e vendit ka theksuar se Malajzia është një vend mik dhe partner i rëndësishëm në këtë pjesë të Azisë dhe se Kosova është e interesuar për forcimin e partneritetit dhe hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit. /Gazeta10