Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani kujton vdekjen e Skënderbeut, e quan frymëzim të përhershëm

Gazeta10
17 January 2023 - 13:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar vdekjen e Skënderbeut ku ndër të tjera e ka quajtur ata frymëzim të përhershëm, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se ai pas vetes ka lënë projektin e parë europian të shqiptarëve dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme politike dhe ushtarake.

Më tej, Osmani ka thënë se me heroin tonë lidhet secila përpjkeje e jonë politike.

“I përulemi veprës dhe herozimit të tij”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.

Këtu keni postimin e plotë:  

“Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

555 vjet më parë u përjetësua kryetrimi shqiptar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, mbrojtësi i paepur i qytetërimit evropian në njërën prej portave kryesore të Perëndimit, në Adriatik.

Pas vetes na e la projektin e parë evropian të shqiptarëve dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme ushtarake e diplomatike, e cila është shndërruar në model frymëzues për çdo shqiptar.

Me emrin dhe namin e tij lidhet secili projekt shtetëror e politik, me modelin e përbashkimit, të kultivuar me aq mençuri. Me heroin tonë kombëtar lidhet secila përpjekje politike jona për konsolidim kombëtar e secila përpjekje për liri. Ai është frymëzim i përhershëm, është shenjë dalluese e identitetit tonë kombëtar.

I përulemi veprës dhe heroizmit të tij”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.