Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Liria e medias është shtyllë e demokracisë së lulëzuar

Gazeta10
03 May 2023 - 11:02

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për mediat në rastin e 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.Përmes një postimi në Twitter, e para e shtetit ka thënë se media e lirë është shtyllë e një demokracie.

”Liria e medias nuk është vetëm një shenjë e një shoqërie të shëndetshme, ajo është një shtyllë e një demokracie të lulëzuar“, ka thënë Osmani.Ajo po ashtu ka deklaruar se Kosova ka arritur përmirësim në këtë sferë.

”Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne festojmë sukseset e vazhdueshme të Kosovës në indekset ndërkombëtare, por gjithashtu rinovojmë angazhimin tonë për të mbrojtur rolin e paçmuar të medias së lirë dhe të paanshme“, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.