Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani në Lezhë: Historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe

Gazeta10
02 March 2025 - 16:51

Lezha përkujtoi sot 581-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptarë me një sërë aktivitetesh për të nderuar këtë ngjarje historike.

Ceremonia nisi me vendosjen e kurorave me lule dhe homazhe pranë varrit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Më pas, të pranishmit u zhvendosën në lulishten përballë memorialit, ku u përurua shtatorja e heroit kombëtar, Skënderbeut.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se në Lezhën e Besëlidhjes, sot nderuan 581 vjetorin e unitetit shqiptar, simbolit tonë të qëndresës dhe vizionit.

“Historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe. Prandaj, sot në këtë qytet të besëlidhjes, u bashkuan zërat nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, arbëreshët nga Italia e shqiptarë nga treva të tjera shqiptare e nga mërgata, me mesazhin se vepra përbashkuese dhe fryma e Skënderbeut duhet të mbeten busulla jonë kombëtare”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.