Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani në Poloni: Kosova dhe vendet tjera në rajon viktima konstante të akteve të agresionit nga Serbia

Gazeta10
11 September 2024 - 22:49

Presidentja Osmani për median polale “TVP World”,tha se  Rusia dëshiron të hapë një front të ri kundër Perëndimit duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

Osmani ka theksuar se e ardhmja e rajonit qëndron në Bashkimin Evropian.

“Rusia dhe Putini duan të hapin një front të ri kundër Perëndimit duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor,” tha ajo në mediumin polak, teksa po qëndron në Poloni si e ftuar në samitin global “Vital Voices Summit” 

“Unë besoj se ka shpresë që Ballkani Perëndimor, në fund, do të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n,” shtoi Osmani.

“Por parakushti për të arritur rezultate të tilla është trajtimi i Serbisë për atë që është […] një shtet satelit i Rusisë, i cili vetëm sa po rrit bashkëpunimin ushtarak, ekonomik dhe politik me Rusinë,” tha Osmani.

Ajo gjithashtu i atriboi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë politikave të Beogradit ndaj shtetit të Kosovës

“Nuk është që të dyja, Kosova dhe Serbia, po kontribuojnë në tensione,” theksoi ajo në intervistë.

“Ka një vend, Serbia, që e ka shndërruar veten në vendin më të fuqishëm proksi të Putinit në Evropë. Dhe pastaj është Kosova dhe vendet e tjera në rajon që janë vazhdimisht viktima të akteve të agresionit nga Serbia.”

“Për këtë arsye, është thelbësore që Kosova të punojë krah për krah me aleatët dhe partnerët nga bota demokratike për të siguruar që t’i ndalim këto iniciativa destabilizuese nga Serbia, të ndihmuara dhe mbështetura nga Rusia”, ka thënë Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.