Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani nga Katari: Jemi të fokusuar në rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik

Gazeta10
25 February 2024 - 22:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një shkrimi të “X” ka bërë të ditur se është në Doha të Katarit me një delegacion të bizneseve kosovare.

Ajo është shprehur se janë të fokusuar ndër të tjera në krijimin e partneriteteve, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik.

“Diplomacia ekonomike në veprim! Jemi në Doha të Katarit me një delegacion dinamik të bizneseve kosovare të lulëzuara, të fokusuar në krijimin e partneriteteve, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik përmes rritjes së investimeve”, ka shkruar Osmani./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.