Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani pas takimit me Macron: Kemi diskutuar edhe veprimet destabilizuese të Serbisë

Gazeta10
10 November 2022 - 18:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me Kryeministrin, Albin Kurti, janë pritur në takim nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Osmani tha se në takim kanë diskutuar edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, transmeton Gazeta10.

“Kosova mbetet e angazhuar, në koordinim me partnerët ndërkombëtar, për paqe, stabilitet dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit”, tha Osmani ndër të tjera, përmes një statusi të publikuar në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.